Prishtinë 9 Mars 2026 9:53
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.
Ai ka thënë se i është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.
‘’Gjatë një paraqitjeje në podkastin e Radios Goraždevac, kam deklaruar se gjatë marrjes së vendimit për kthimin e tokës Manastirit të Deçanit, kryeministri Kurti më ka thënë: “Këtë e kemi bërë për ty”. Kjo deklaratë e imja nuk ishte plotësisht e saktë, pasi e kam ngatërruar këtë fjali me një bisedë që kishte ndodhur më herët, gjatë miratimit të vizitës së Patriarkut serb, kur kjo fjali ishte thënë.Gabimi im ka qenë i paqëllimshëm dhe ky ngatërrim i ngjarjeve ka ndodhur për shkak se kanë kaluar disa vite që nga ajo kohë. Kërkoj falje nëse deklarata ime ka krijuar konfuzion’’ është shprehur Rashiq.
Menjëherë pas deklaratës së Rashiqit pati shumë reagime publike.

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit