Prishtinë 9 Mars 2026 8:48
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka çmuar rolin e kinematografeve gra të Kosovës për kontributin e tyre në skenat botërore.
“Kineastet e Kosovës po i japin zë vendit tonë në skenat botërore. Krijimi i secilës prej tyre është më shumë se vetë profesioni që bartin. Me sukseset e shumta çdo ditë e më shumë po e ngritin lart shtetin tonë”, ka shkruar ai në facebook.
Kurti ka shpërndarë një postim të Qendrës Kinematografike të Kosovës, në të cilën vlerësohet roli i aktoreve, regjisoreve e skenaristeve si: Adriana Matoshi, Antoneta Kastrati, Arta Dobroshi, Blerta Basholli, Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi, Lendita Zeqiraj, Luana Bajrami, Norika Sefa, Sevdije Kastrati dhe Yllka Gashi.
“Me gratë e Kosovës kinemaja jonë është përherë e më afër me botën mbarë. Ato krijojnë që të tregojnë, ato punojnë që të frymëzojnë”, përfundon Kurti.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000