Prishtinë, 7 mars 2026 15:32
Si fqinj i drejtpërdrejtë i Iranit, Turqia po e ndjek me shqetësim përshkallëzimin në Lindjen e Mesme. Ankaraja i frikësohet përhapjes së konfliktit në rajon.
Turqia gjithmonë ka qenë e lumtur të pozicionohet si ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mban marrëdhënie diplomatike si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me Lindjen e Mesme. Ankaraja është përpjekur të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në disa raste – pa sukses.
Deklaratat e fundit të Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan përcjellin edhe njëfarë frustrimi pas përpjekjeve diplomatike të viteve të fundit: lufta mund të jetë shtyrë vetëm. Ai përmendi një bisedë telefonike që pati me Uashingtonin në fund të janarit. “Më telefonuan në mes të natës”, tha Fidan.
Ai menjëherë e kuptoi se sa serioze ishte situata edhe atëherë dhe e informoi urgjentisht Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. “Ato ishin kohë shumë të errëta. Ne prisnim luftë ose sulmin e parë në çdo moment”, shtoi Fidan.
Një konflikt kompleks me rreziqe të shumëfishta
Ankaraja ka frikë se një luftë me Iranin mund të përshkallëzohet shpejt në një konflikt më të gjerë rajonal që do të përfshinte të gjithë rajonin. Turqia ndan një kufi me Iranin që është rreth 530 kilometra i gjat, është e shqetësuar për pasojat humanitare, ekonomike dhe politike.
Turqia e sheh luftën aktuale si një konflikt kompleks me rreziqe të shumëfishta. Ekonomikisht, ajo i frikësohet një rritjeje të inflacionit tashmë të lartë, problemeve të mundshme me furnizimin me energji dhe humbjeve në turizëm.
Politikisht, ajo është e shqetësuar për ndryshimet e pasigurta në ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme, si dhe një ringjalljeje të mundshme të konfliktit me grupet e armatosura kurde në rajon. Për shkak të sulmeve me raketa në Iran dhe Libanin jugor, Ankaraja gjithashtu duhet të përballet me një rritje të mundshme të re të numrit të refugjatëve nga të dy vendet.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro