Prishtinë 6 Mars 2026 14:20
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në konferencë për media pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani ku kanë marrë pjesë edhe partitë e tjera, shkruan Gazeta Express.
Hamza ka thënë se përgjegjësia për situatën dhe shkuarjen në zgjedhje të reja është e LVV-së, meqë kanë pasur mundësi t’i japin vendit stabilitet por nuk e kanë bërë.
“Në repsektim të ftesës së presidentes ne ishim në takim të ftuar nga Osmani ku diskutuam për mundësinë e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Shpreh keqardhje që kemi ardhur në këtë moment, s’ka pasur arsye. Përgjegjësia i bie LVV-së sepse kanë mundur t’i japin vendit president. Zgjedhja e presidentit historikisht është bërë me marrëveshje politike. Ne kemi qenë konstruktiv dhe bëmë përpjekje për t’i dhënë vendit president. Unë s’kam vendosur vija të kuqe për asnjë prej partive”, ka thënë Hamza.
“S’ka pasur vullnet të plotë politik nga LVV që vendit me idhanë stabilitet. Kanë pasur mundësi me LDK-në e presidenten, dhe AAK-në s’e kanë ftuar fare në takime”, ka shtuar Hamza.
Ai ka thënë se PDK është për cilëndo datë të zgjedhjeve që e cakton Presidentja Osmani dhe se e respektojnë cilindo vendim të Kushtetueses për shkresat që janë deponuar tashmë nga LVV.
“Ne e dimë që janë dërguar disa shkresa në Kushtetuese, se si do t’i trajtojë gjykata. Cdo vendim që merret nga Gjykata e respektojmë. Besoj që presidentja e ka analizuar mirë veprimet e veta. Megjithatë vendimi i Kushtetueses është i pranueshëm për PDK-në. Cilado datë që caktohet nga presidentja e vendit në përputhje me afatet kushtetuese”, ka thënë Hamza

Qeveria formon grupin për mbështetjen e apelit të ish-krerëve të UÇK-së
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë