Prishtinë, 13 Korrik 2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 21:15, në hyrje të pikës kufitare Hani i Elezit është ndaluar për kontroll një veturë e tipit Audi A2, ngjyrë e gjelbër metalike, me targa të Republikës së Maqedonisë Veri (RMV), e cila drejtohej nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut, me iniciale (S. Xh.) i lindur më 1981 në Shkup.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe policorë, nën ulëset e përparme të veturës janë gjetur qese plastike të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit, të mbushura me monedha metalike 2 franga zvicerane (CHF), të dyshuara si të falsifikuara.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për “Falsifikim të parasë”.
“Vetura si dhe monedhat e dyshuara janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar njësisë kompetente të hetimeve rajonale për procedura të mëtejme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftim.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës