Prishtinë 5 Mars 2026 13:05
(Përditësuar, ora 12:35)- Gjatë seancës së të enjtes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fdil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Prokuroria u urdhërua që të përfundojë paraqitjen e provave të saj deri më 18 mars 2026.
“ZPS-ja duhet të përgjigjet ose më saktë të dorëzojë çdo mocion që lidhen me çështje që janë ngritur në atë raport si dhe njoftimin sipas Rregullës 129 deri më 18 mars 2026”, tha gjyqtari i vetëm, Christoph Gosnell.
Përpara kësaj u tha se mbrojtësja e pavarur e cila është angazhuar në këtë çështje për të përpiluar një raport, duhet ta dorëzojë atë deri më 13 mars, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndërsa, sa i përket kërkesave për rrëzimin e akuzave, mbrojtja u obligua që të dorëzojë njoftimin e saj deri më 19 mars dhe çdo mocion tjetër në mbështetje të kësaj kërkese duhet të dorëzohet deri më 25 mars 2026.
Ndërsa, përgjigjet për këtë çështje, sipas gjyqtarit, duhet të dorëzohen brenda 1 prillit 2026.
Urdhri i dytë kishte të bënte me një kërkesë të Fadil Fazliut për ndryshimin e kushteve për lirimin me kusht. Por, gjyqtari tha se ka disa aspekte që duhet të trajtohen në seancë private dhe rrjedhimisht urdhëroi që për këtë kërkesë të vendoset larg syve të publikut.
Ndryshe, seanca e planifikuar për ditën e nesërme është anuluar dhe gjykimi është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Mbrojtja e disa prej të akuzuarve në rastin kundër administrimit të drejtësisë thonë se do paraqesin prova
(Përditësuar, ora 11:49)- Mbrojtja e disa prej të akuzuarve në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë, kanë thënë se planifikojnë që të paraqesin provat e tyre.
Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, tha se qëndrimi i tyre nuk është definitiv por mund të paraqesin prova, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Qëndrimi ynë nuk është definitiv. Megjithatë, në këtë fazë ka të ngjarë që të kemi argumentet tona”, tha Menegon.
Ndërsa, avokati Iain Edward i cili përfaqëson Isni Kilajn, tha se edhe në rastin e tyre do të ketë prova.
“Po, po edhe në rastin tonë”, tha ai.
Avokati i Fadil Fazliut, David Young tha se argumentet e tyre do të jenë të shkurtra dhe se dëshmitë e dëshmitarëve të tyre do të kërkohet të jepen përmes video-lidhjes pasi personat në fjalë janë në Prishtinë.
“Në qoftë se ne do të kemi argumentet tona, ato do të jenë shumë të shkurtra dhe ne do t’i bëjmë kërkesë trupit gjykues që të jepen dëshmitë përmes video-lidhjes nga persona që janë në Prishtinë”, tha Young.
Alexander Admiral, i cili përfaqëson Hajredin Kuçin ka thënë se me gjasë ata nuk do të paraqesin prova.
“Në këtë fazë nuk ka të ngjarë që të kemi argumentet tona”, tha Admiral.
Ndryshe, për qëndrimin e Smakajt, gjyqtari Chrsitoph Gosnell tha se e ka të qartë por nuk u përmend se cili ishte qëndrimi i tyre.
Gjyqtar pyeti nëse tri javë do të ishin të mjaftueshme për të përfunduar me të gjithë dëshmitarët e të gjitha ekipeve mbrojtëse.
Menegon tha se kanë diskutuar mes vete ekipet e mbrojtjes dhe mendojnë se kjo periudhë kohore për paraqitjen e argumenteve të tyre është e mjaftueshme. Por, specifikoi se kjo nuk është definitive.
Përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve lidhur me administrimin e drejtësisë
(Përditësuar, ora 11:31)- Në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë i Prokurorisë, Christopher Kelly, i cili njëkohësisht është zyrtar i saj si hetues për forenziken digjitale.
Mbrojtja e Smakajt e përfaqësuar nga avokati Jonathan Elystan Rees pati vetëm 20 sekonda pyetje për dëshmitarin Christopher Kelly, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Të ngjajshme
2 Mar, 2026, 16:45
Dëshmitari pohoi se vula e kohës së fundit në një dosje tregon kohën kur është hapur ose kur është përdorur një dokument përmes një sistemi operativ të Windows. Ai shtoi se kjo është në mënyrë të përgjithshme pasi secili Windows i ka specifikat e veta.
Me kaq përfundoi dëshminë ky dëshmitar dhe seanca vazhdoi me disa pika të tjera sa i përket planifikimit të mbarëvajtjes së gjykimit. Kështu, në sallën e gjyqit u tha që Prokuroria nuk ka ndonjë dëshmitarë tjetër për të thirrur.
Gjithashtu edhe nga Prokuroria thanë që nuk kanë prova të tjera për të paraqitur në këtë fazë.
Në mungesë të avokatit të Fazliut, shtyhet për pak seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me administrimin e drejtësisë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fdil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, të enjten seanca u shty për pak në mungesë të një avokati.

Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, 30 vite burg për të tretin
Masa të shtuara të sigurisë para vendimit për të akuzuarit e rastit “Banjska
Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hap i ri në shëndetësinë kosovare: testime jetike për foshnjat që në ditët e para