Prishtinë, 4 mars 2026 17:46
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka marrë vendim për ndalimin e çdo lloj aktiviteti ndërtimor pa leje brenda Parqeve Kombëtare ‘Bjeshkët e Nemura’ dhe ‘Sharri’ në Kosovë.
Sipas njoftimit të saj, ndalohet rreptësisht çdo aktivitet ndërtimor pa leje në këto zona të mbrojtura. Vendimi përfshin edhe ndalimin e qarkullimit të të gjitha mjeteve të transportit që bartin materiale ndërtimore, mjeteve të rënda të punës si dhe makinerive të specializuara për ndërtim brenda territoreve të parqeve kombëtare, pa leje apo autorizim të posaçëm të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Pacolli theksoi se ky është hapi i parë në përpjekjen për të rikthyer ligjshmërinë dhe rendin në zonat e mbrojtura, duke shtuar se parqet kombëtare janë pasuri e përbashkët që duhet të ruhen nga të gjithë.
Ajo bëri të ditur se MMPH, në bashkëpunim me institucionet relevante, do të kujdeset për zbatimin e plotë të këtij vendimi.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit