Prishtinë 4 Mars 2026 15:18
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dytë i Prokurorisë Koen Herlaar, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.
Dëshmia e ekspertit Koen Herlaar, sipas mbrojtjes së Isni Kilajt e përfaqësuar nga avokati Joe Holmes, është e paplotë.
“Kemi një kërkesë të shkurtër që ka të bëjë me dëshmitarin 8 dhe përderisa jemi drejt fundit të dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë ka disa çështje të tjera që nuk u përmendën nga dëshmitari 8, dhe ne parashtrojmë që lidhen më shumë me drejtësinë e procesit dhe pranimit të dëshmisë së tij dhe ne parashtrojmë dhe mendojmë se kjo është një dëshmi e paplotë. Ketë e dimë sepse në shumë prej pyetjeve të rëndësishme të ekipeve të mbrojtjes, dëshmitari nuk pati mundësi që të jepte përgjigje”, tha avokati.
Holmes rrjedhimisht, kërkoi shtatë ditë kohë për të dorëzuar parashtrime lidhur me ketë pjesë.
“Kështu që në thelb kërkojmë shtatë ditë që të dërgojmë parashtrime lidhur me këtë element në mënyrë të tillë që të trajtojmë akt-ekspertizën e ekspertit, por edhe gjithashtu që të na u jepet mundësinë që të shprehemi lidhur me këtë pikë”, tha ai.
Kësisoj, gjyqtari Chrsitoph Gosnell vendosi për disa minuta pushim, duke shtuar se pas pushimit do të merret vendim për kërkesën në fjalë.
Gjithashtu, pjesa pasuese e seancës do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës në këtë rast gjyqësor.

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Policia: Krimet e luftës të raportohen vetëm te Drejtoria për Hetim
Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, V.M. dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq
Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës
Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete
Boksieri shqiptar përballet sonte me Anthony Joshuan