Rahovec, 4 mars 2026 20:29
Procesi i zhvarrimeve në komunën e Rahovecit ka rifilluar, në përpjekje për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, i cili njoftoi se ekipet janë rikthyer në lokacionin “Përzhina”, aty ku vitin e kaluar u zbuluan mbetje mortore.
Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet aktuale përbëjnë vazhdim të punës së nisur në dhjetor të vitit të kaluar, kur në këtë vend u gjetën mbetjet mortore të dy personave si dhe pjesë eshtrash.
Megjithatë, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe faktorëve operacionalë, procesi ishte pezulluar përkohësisht.
Me krijimin e kushteve për vazhdim të punimeve, në terren janë rikthyer ekipet e Instituti i Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e EULEX, Komisionit për Personat e Zhdukur dhe Policia e Kosovës – përkatësisht Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës. Veprimet janë ndërmarrë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjatë zhvarrimeve të reja, mbetjet mortore janë gjetur, zhvendosur dhe dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Autoritetet kanë bërë të ditur se identiteti dhe numri i saktë i personave do të konfirmohen vetëm pas përfundimit të analizave përkatëse.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur theksoi se do të vazhdojë me përkushtim të plotë aktivitetet në terren, me qëllim zbardhjen e fatit të të zhdukurve gjatë luftës. Institucionet premtojnë transparencë dhe informim të rregullt për opinionin publik, duke pasur në konsideratë ndjeshmërinë e lartë të familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin përgjigje për më të dashurit e tyre.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit