Prishtinë 4 Mars 2026 12:02
Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji, në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, organizon një mbrëmje të veçantë koncertale në Oslo.
Koncerti do të mbahet më 5 mars 2026, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e Oslo Konserthus (Lille Sal).
Në këtë mbrëmje festive do të performojë “Reverie Quartet”, i përbërë nga anëtarë të Filharmonisë së Kosovës, së bashku me sopranon e njohur Besa Llugiqi. Programi i koncertit përfshin vepra nga mjeshtërit e muzikës klasike botërore, si dhe perla të përzgjedhura nga krijimtaria muzikore shqiptare.
Sipas Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji ky aktivitet synon të promovojë kulturën dhe artin kosovar në Norvegji, duke forcuar lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe duke ofruar për publikun një përjetim të veçantë artistik.
Ambasada ka ftuar bashkatdhetarët dhe artdashësit në Oslo që të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje solemne me muzikën e Kosovës.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro