Prishtinë 28 Shkurt 2026 11:01
Université des cultures de Genève organizon koncert me Arbëreshët e Kalabrisë në Gjenevë.
Université des cultures de Genève ka njoftuar organizimin e një koncerti të veçantë kushtuar kulturës arbëreshe të Kalabrisë, i cili do të mbahet më 7 mars 2026 në Gjenevë, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aktivitet do të interpretojë grupi muzikor “Okarina” nga Gjeneva, si dhe dy grupe të njohura arbëreshe nga Italia: “Gjaku i Arbërit” nga Frascineto dhe “Këngëtarët e Motit” nga zona Lungro–Firmo në Kalabri.Koncerti “Les Arbëresh de Calabre” synon të promovojë trashëgiminë kulturore, muzikën tradicionale dhe identitetin e komunitetit arbëresh, i cili prej shekujsh ruan gjuhën dhe zakonet shqiptare në jug të Italisë. Programi përfshin këngë arbëreshe dhe këngë qytetare, duke sjellë një ndërthurje të traditës me elemente artistike bashkëkohore, shkruan tutje albinfo.ch.
Ngjarja do të zhvillohet në Sallën du Môle në Gjenevë, me hapjen e dyerve nga ora 18:00, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe pjesë shoqëruese me bar dhe momente bashkëbisedimi për pjesëmarrësit.
Ky koncert përbën një mundësi të rëndësishme për të forcuar lidhjet mes komunitetit shqiptar dhe publikut ndërkombëtar në Gjenevë, duke promovuar vlerat kulturore dhe historike të arbëreshëve të Kalabrisë.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro