Prishtinë, 12 Korrik 2025
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan, ka mbërritur në Kosovë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në vend.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ku është konfirmuar se Hanrahan është pritur nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.
“Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në detyrë Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Ne presim me padurim një fundjavë produktive me takime dhe vizita për të përforcuar prioritetet e SHBA-së për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik”, thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve, Hanrahan do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti gjatë një darke pune të organizuar nga Prattipati.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Kosovë, pritet që zyrtari amerikan të zhvillojë takime edhe me liderë të tjerë politikë, ndërsa disa ditë më parë u takua me presidenten Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj