Që nga mëngjesi, në liqenin e Gazivodës po zhvillohet një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe shërbimit për mbrojtjen e peshkimit, me praninë e mediave dhe mbështetjen e pjesëtarëve të KFOR-it. Qëllimi i operacionit është kontrolli i rregullsisë së pajisjeve dhe respektimi i procedurave ligjore në ujë.
Ndërsa patrullat policore patrullojnë bregun, e dronët vëzhgojnë nga ajri, në terren ndjehet një tension i pazakontë mes peshkatarëve dhe pronarëve të varkave.
Njëri prej tyre, S.S., për portalin tonë thekson se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me autoritetet.
„Kurrë më parë nuk kanë ardhur. Kam leje, peshkoj për rekreacion, por nuk është e qartë pse kaq shumë kontroll tani. E pyeta një mik që peshkon në Batllavë – thotë se atje askush nuk bën pyetje të tilla. E ngas varkën, por nuk jam i vetmi. Sinqerisht, askush nuk na ka sqaruar çka lejohet e çka jo.“
Dhe derisa shërbimet kontrollojnë varkat, motorët dhe dokumentacionin, në anën tjetër të liqenit – një pamje krejt tjetër. Në liqen ndihet gjallëria e vizitorëve. Pushuesit, larg shqetësimeve për rregulla, shijojnë diellin dhe freskinë, pa u shqetësuar shumë për kontrollet dhe praninë e uniformave.
Sot në Gazivodë – institucionet kontrollojnë ligjshmërinë, ndërsa populli – verën.

