Suharekë, 12 Korrik 2025
Nuk janë të rralla rastet kur fëmijët bien viktimë e rrethanave tragjike brenda ambienteve familjare, që për pak çaste mund të kthehen në skenë fatkeqësie. Një ngjarje e tillë e rëndë ka ndodhur edhe në fshatin Gjinoc të Suharekës, ku një foshnje 9 muajshe ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta, pas një incidenti të ndodhur më 29 qershor.
Gazeta Sinjali mëson se fillimisht foshnja ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi ishte hasur pa shenja jete në djep nga gjyshi i saj, S.S, i cili kishte vërejtur se ajo ishte e lidhur me lidhëse të djepit. Gjyshi kishte ndërhyrë menjëherë për t’ia hequr lidhësen, duke alarmuar familjarët, të cilët më pas e kishin dërguar vajzën për trajtim mjekësor.
Pas ndihmës së parë në Prizren, ajo ishte transferuar në QKUK në Prishtinë. Fatkeqësisht, dje më 11 korrik 2025 rreth orës 15:30, familjarët kanë njoftuar se foshnja kishte ndërruar jetë.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i të ndjerës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet po udhëhiqen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Gjykata në Prishtinë cakton fillimin e gjykimit në mungesë për Masakrën e Reçakut: Të akuzuar 19 ish-zyrtarë ushtarakë dhe policorë serbë
Haxhiu: Lidhja e Prizrenit simbol i bashkimit dhe qëndresës kombëtare
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022, bllokuan rrugët kryesore
Në Gjilan lansohet dokumentari për personat e zhdukur gjatë luftës
Mbytjet në det, tragjedia që përsëritet çdo verë
27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë
Bullgaria në krah të Kosovës për integrimin në BE dhe anëtarësimin në KiE
Dosja e Prokurorisë: Zbulohen detajet se si operonte grupi i shpartalluar kriminal
Haxhiu: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat