Prishtinë, 2 mars 2026 21:32
Për krimet që dyshohet që i bënë, pas me shumë se 27 viteve u sollën para drejtësisë.
Ratko Krakoviq, Goran Tomaseviq, Sinisha Tomaseviq, Predrag Tomaseviq dhe Nebojsha Tomaseviq të hënë dolën para trupit gjykues.
Ndonëse të njëjtit nuk u panë tek hynë brenda gjykatës, jashtë saj po prisnin familjarët e të dyshuarve.
Seanca për caktimin e masës së paraburgimit zgjati disa orë.
E para gazetarëve, avokatja e njërit prej serbëve të arrestuar, bëri të ditur se masa e ndalimit, me vendim të gjykatës, u shtye edhe për 48 orë.
“Sa i përket zgjidhjes, ende nuk e dimë se cila do të jetë ajo. Ne të gjithë i kërkuam gjyqtarit të mendojë me kujdes kur të marrë një vendim për ata njerëz që janë pritës, kanë familjet e tyre, kanë jetuar atje për vite me radhë, që jetojnë me fqinjë që dyshohet se janë të listuar si dëshmitarë dhe bashkëpunojnë me ta, Tani i takon gjyqtarit të vendosë. Paraburgimi i tyre, është zgjatur edhe për 48 orë të tjera derisa të merret një vendim”,ka thënë Krivokapiq.
Të dielën, përvec arrestimeve, Policia e Kosovës gjatë bastisjes në objektet e banimit të të dyshuarve, ka konfiskuar edhe armë zjarri si dhe uniforma të ish-ushtrise jugosllave.

Refuzohen kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e M.P. dhe Zh.Z. për krime lufte
ZRRE: Do të kompensohen qytetarët e prekur nga devijimet e njehsorëve
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet tavan”
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton se disa rrugë do të bllokohen përkohësisht
Nafta më lirë sot në Kosovë, benzina dhe gazi mbeten njëjtë
Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës
Trump – letër Osmanit: Vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
Kurti takon ambasadorin amerikan në NATO, Matthew Whitaker
Kosova e shpallë organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit, mirëpritet nga Izraeli