Prishtinë, 2 mars 2026 18:44
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se po i vëzhgon me vëmendje të shtuar çmimin e derivateve të naftës nga operatorët ekonomik në Kosovë.
Në njoftimin e MINTI-t thuhet se në rast të luhatjeve të menjëhershme dhe të pajustifkueshme të çmimeve, atëherë do të vlerësohet mundësia e marrjes së vendimit përmes së cilit vendoset rregullimi i çmimeve dhe do të caktohen edhe masa të tjera mbrojtëse për produktet e naftës.
Nga MINTI-i thuhet po ashtu se Kosova është vend importues edhe i naftës dhe lëvizjet e çmimeve ndërkombëtare reflektohet por këto lëvizje të çmimeve duhet të jenë në përputhje me standardet e përcaktuara në bazë të ligjit përkatës.
“Kjo mbikëqyrje do të vazhdojë në mënyrë intensive përgjatë ditëve në vijim, përmes inspektimeve në terren. Në rast të luhatjeve të menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve nëpër pikat e tregtimit të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë do të vlerësojë në hollësi mundësinë e marrjes së Vendimit përmes të cilit vendoset rregullimi i çmimeve dhe caktohen masat e tjera mbrojtëse për produktet e naftës, ku parashihet edhe mbikëqyrja e shtuar nga Dogana e Kosovës, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.
MINT-i ka thënë se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i ka intensifikuar inspektimet ndaj operatorëve ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës në të gjithë vendin.
“Madje edhe sot me katër (4) ekipe. Kjo mbikëqyrje do të vazhdojë në mënyrë intensive dhe përgjatë ditëve në vijim, me ç’rast hartohen edhe raporte në baza ditore të inspektimeve në terren ndaj operatorëve ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës me fokus te çmimet”.
Kjo Ministri ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi ose mashtrim të mundshëm që mund të vërejnë.
Viteve të fundit, me vendim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është kufizuar marzha e fitimit për tregtarët e naftës për të shmangur abuzimet me çmime në treg.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit