Prishtinë, 3 mars 2026 06:58
Është Gjykata Evropiane që merret më të Drejtat e Njeriut.
E së fundmi, Gjykata e Strasburgut, pranoi një kërkesë për padi nga një shqiptare.
Teuta Fazliut u ankua në Strasburg, në lidhje me pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës.
E të hënën u bë e ditur se kjo gjykatë, e ka regjistruar padinë e shqiptares nga Lugina.
“Është i një rëndësie shumë të veçantë sepse në momentin që pasivizohet adresa jote ti mendon se të ka humbur identiteti sepse nuk ke dokumente, nuk ke adresë tendën dhe është një dhimbje shumë e madhe për ata të cilët e kanë përjetuar dhe unë këtë po e bëj fillimisht për vetë edhe pastaj për te gjithë shqiptarët të cilët janë pasivizuar”, ka thënë Fazliu.
Regjistrimi i kësaj padie bëri që për herë të parë të shqyrtohet pasivizimi adresave nga shteti serb ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga shteti i Serbisë.
“Po në vitin 2020 unë jam pasivizuar nga adresa ime nga Policia e Serbisë dhe i kam ndjekë të gjithë hapat ligjor, duke iu drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila menjëherë më është përgjigjur me përgjigje negative sepse unë duhet të pasivizohem sepse nuk jetoj aty sipas atyre dhe pastaj kam vazhdu në Gjykatën Administrative edhe ata më janë pergjigjur në afat kohor mirëpo në instancën më të lartë, në Gjykatën Kushtetuese unë kam kërkuar që të dijë a ka shkelje të të drejtave të njeriut apo jo, të cilët pas pesë viteve më janë pergjigjur që ankesa ime nuk ka shkelje të drejtave të njeriut”, u shpreh tutje Fazliu.
Arritja e kësaj lënde në Strasburg, po shihet si shpresë për shqiptarët.
“Është një hap shumë i rëndësishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës kjo dritë jeshile nga Gjykata e Strasburgut sepse jep një shpresë dhe besim që shqiptarëve mund të iu kthehen adresat, është rasti parë i imi që është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Strasburgut”, theksoj Fazliu.
E avokati i kësaj lënde, Drin Grazhdani thotë se gjykata e ka renditur këtë padi si prioritet.
Grazhdani tregon edhe hapat që janë tash e tutje në ecurinë e padisë për të drejtat e shqiptarëve.
“Si avokat nga Kosova, regjistrimi i kësaj padie në Gjykatën e Strasburgut është një hap shumë i madh, është një sukses shumë i madh..”, ka thënë Grazhdani.
Nga viti 2020, Serbia ka filluar pasivizimin e adresave në masë të madhe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, tri komuna shqiptare që gjenden në Serbi.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit