Prishtinë, 1 mars 2026 17:05
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti në Shqipëri, Ilir Proda është shkarkuar. Mediat në Shqipëri raportojnë se shkarkimi i tij erdhi pasi nuk u garantua siguria e qytetarëve gjatë të shtunës në mbrëmje kur protestat e organizuara nga opozita u shoqëruan me shumë sulme e dëme.
Raportohet po ashtu se është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Në protestën e mbrëmshme u dogj ish-residenca e diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës. Sulmi ndodhi gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës, ku pati goditje me mjete ndezëse ndaj objektit, duke shkaktuar dëme materiale.
Për ngjarjen e mbrëmshme kanë reaguar edhe Ambasada e Francës në Tiranë dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të cilët i dënuan veprimet e protestuesve. Ish-residenca që nga viti 2025 funksionon si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.
Sipas policisë atje, në ambientet e vilës ndodheshin të paktën 12 artistë të huaj, të cilët u rrezikuan nga aktet e dhunës.
E djegia e fasadës së ish-residencës së Enver Hoxhës, duket se i ka kushtuar me karrierë Ilir Prodës. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, në vend të tij është emëruar Sokol Bizhga.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari