Prishtinë, 28 shkurt 2026 14:58
Në Komunën e Medvegjës shqiptarët po i fshijnë nga regjistrat administrative. Pasivizimi i adresave, së fundmi është një praktikë administrative e autoriteteve serbe, përmes së cilës shqiptarët autoktonë mbesin pa adresë vendbanimi në regjistrat civil, duke humbur kështu edhe të drejtën e votës, atë të shërbimeve shëndetësore, përfitimit të pensionit, regjistrimit të pronës dhe atë të rinovimit të dokumentit të identitetit.
“Sfida kryesore është lufta burokratike që qeveria serbe që e ka shpallur ndaj pakicës shqiptare në Serbi do të thotë e ashtuquajtura fenomeni I pasi vizimit përmes së cilit është duke u bërë një pastrim etnik me mjete burokratike kjo është sfida kryesore nga vitet e kaluara”, tha Arben Ferati, banor i Medvegjës.
Fshirja nga regjistrat administrative ul përqindjen e shqiptarëve në komunë. Ky manipulim statistikash shërben për të justifikuar më pas heqjen e të drejtave kolektive, uljen e përfaqësimit politik dhe dobësimin e pranisë shqiptare në institucione.
Ka vite që shqiptarët e Medvegjës, përmes shoqatave kombëtare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, ngrenë zërin në forma të shumta e drejtojnë ankesa edhe në adresë të institucioneve ndërkombëtare. Megjithëkëtë, procesi vazhdon me ritme të ngadalta, ndërsa çdo vit qindra shqiptarë humbasin statusin e vendbanimit.
“Ruajtja e gjendjes momentale tash sigurisht qeveritë e shteteve edhe e Kosovës edhe e Shqipërisë duhet të mobilizohen më shumë dhe të punojnë në rujatjen e këtyre individëve që për momentin janë duke jetuar në Medvegjë. Natyrisht kthimi i familjeve është pak problem në vete sepse infrastruktura pothuajse është e shkatërruar”, theksoi Hamdi Halimi, mësimdhënës.
Rexhep Abazi, banor në Banjë të Sjarinës tha se ‘afër 4 mijë persona të moshës madhore shqiptar të Medvegjës banor rezident të lindur, të rritur këtu edhe gjyshët dhe stërgjyshët e tyre përpara të lindur dhe të vdekur këtu janë pasivizuar adresat e tyre. Pasivizimi I adresave është që e bën personin inekzistent në këtë vend’.
44 vendbanime në Medvegjë, me 524 kilometra katrorë, referuar statistikave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022 kishin 6360 banorë, 905 prej tyre shqiptarë.
Derisa Serbia aplikon ligjin për vendbanim dhe qëndrimin e përhershëm dhe të përkohshëm të shtetasve në mënyrë të një anshme faktorët vendorë dhe nacional do të duhej të sensibilizonin dhe të mbronin të drejtat e shqiptarëve të Medvegjës, një nga tri komunat shqiptare të Luginës.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Nga mediat ruse te portalet serbe në Kosovë – si përhapet lufta hibride?
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit