Prishtinë 28 Shkurt 2026 11:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar ka bërë homazhe me rastin e 28-vjetorit të masakrës së Qiriezit dhe Likoshanit, duke theksuar se ky ishte një nga sulmet më të tmerrshme të luftës së fundit.
Ai ka theksuar se masakra e Qiriezit dhe Likoshanit ishte një moment i rëndësishëm, duke ndodhur mes dy sulmeve ndaj familjes Jashari në Prekaz, ku humbën jetën 20 martirë, përfshirë një grua shtatzënë.
Kurti ka kujtuar se shumë anëtarë të familjeve Ahmeti, Sejdiu, Behrami dhe Fazliu, si dhe katër dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vranë në një përballje të pabarabartë me forcat serbe.
Ai ka theksuar se për 28 orë rresht, forcat armike të Serbisë sulmuan popullatën civile të Qiriezit dhe Likoshanit, një akt që u bë një simbol i qëndresës dhe heroizmit të popullit shqiptar.
“Sot me rastin e 28-vjetorit në masakrën në Qiriez e Likoshan, kjo ishte masakra e parë e luftës së fundit e cila asokohe ndodhet mes dy sulmeve ndaj familjes Jashari në Prekaz, në këtë masakër të Qiriezit dhe Likoshanit u vranë 20 martirë në mesin e tyre ishte një grua shtatzënë. U vranë shumë të familjes Ahmeti, Sejdiu, Behrami e Fazliu dhe katër dëshmorë të UÇK-së në një përballje të pabarabartë me forcat e Serbisë. Më 28 shkurt 1998 ku për 28 orë rresht forcat armike të Serbisë sulmuan popullsinë këtu ndërgjegjësim i madh i popullit jo vetëm në Kosovë por anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan edhe të mërgatës sonë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari