Prishtinë, 27 shkurt 2026 19:31
Britania e ka tërhequr stafin nga Ambasada e saj në Teheran, kur rreziku për sulme amerikane ndaj Iranit ka nxitur paralajmërime nga disa shtete për qytetarët e tyre në Lindjen e Mesme.
Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se ky veprim është “masë paraprake e kujdesit” dhe se Ambasada e saj në kryeqytetin iranian vazhdon që të operojë nga distanca. Ky dikaster gjithashtu i përditësoi udhëzimet për udhëtime, duke këshilluar që drejt Izraelit të realizohen “vetëm udhëtimet esenciale”, raporton televizioni BBC.
Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Izrael të premten u tha një pjese të stafit jo-urgjent dhe familjeve të tyre se mund të largoheshin nga ky shtet.
Këto masa vijnë një ditë pasi Uashingtoni dhe Teherani zhvilluan bisedime që u panë gjerësisht si përpjekje e fundit për të shmangur një luftë për shkak të ambicieve bërthamore të Iranit.
Një numër i shteteve të tjera, përfshirë Kinën, Indinë dhe Kanadanë, u kanë thënë shtetasve të tyre që të largohen nga Irani sa më shpejt që është e mundshme për shkak të rrezikut për veprime armiqësore.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit, nëse ky vend nuk pajtohet për një marrëveshje rreth programit të vet bërthamor.
Ai e ka urdhëruar grumbullimin më të madh të forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme që nga pushtimi i Irakut më 2003, ndërsa Irani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet me forcë ndonjë sulmi të mundshëm.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro