Prishtinë 27 Shkurt 2026 14:51
Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka përfituar 10,063,676.00 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund.
Më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm. Kosova është një nga vendet përfituese përmes projektit MAKE READY.
Ky projekt do të ndihmojë në:
Përmirësimin e identifikimit të hershëm të rreziqeve shëndetësore
Reagim më të shpejtë ndaj emergjencave
Forcimin e sistemeve laboratorike
Menaxhim më efikas të emergjencave të shëndetit publik
“Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje ndaj Pandemic Fund dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vitia.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari