PRISTINA, KOSOVO - June 30, 2020: Kosovo and American flags wave in city center on June 29, 2020 in Pristina, Kosovo. President Hashim Thaci, who was the former political leader of the Kosovo Liberation Army (KLA), has denied allegations from a Hague-based prosecutor that he committed war crimes during the 1998-99 conflict with Serb forces. Thaci's indictment led to the postponement of a White House meeting between the leaders of Kosovo and Serbia, which refuses to recognize Kosovo's independence. (Photo by Ferdi Limani/Getty Images)
Prishtinë 27 Shkurt 2026 8:23
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind. Sipas një raporti të publikuar më 26 shkurt nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Kosova renditet ndër vendet më të goditura nga këto tarifa në rajonin ku operon kjo bankë. Shqipëria ka një rritje me 2 pikë përqindje, por mbetet ndër shtetet me tarifat më t♪ ulëta.
Një valë e re tarifash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tronditur ekonomitë e vendeve në zhvillim, përfshirë edhe Kosovën.
Me hyrjen në fuqi të paketës 10 për qind më 24 shkurt, eksportuesit e Kosovës pritet të përballen me kosto më të larta dhe konkurrencë më të ashpër në tregun amerikan.
Një raport i publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) tregon se Kosova renditet ndër vendet më të prekura nga kjo masë, bashkë me Armeninë, Egjiptin, Kenian dhe Ukrainën.
Sipas EBRD-së, tarifat e importit të SHBA-së për vendet e rajonit janë rritur mesatarisht me 0.3 pikë përqindjeje, ndërsa 29 shtete përballen tani me tarifa më të larta.
Rritjet më të mëdha janë regjistruar në Armeni, Egjipt, Kenia, Kosovë dhe Ukrainë.
“Rritja e tarifave për Armeninë, Egjiptin, Kenian, Kosovën e Ukrainën lëviz nga +3.7 deri në +4.8 pikë përqindjeje”, thuhet në raport.
Ndërkohë, disa vende të tjera të rajonit si Bosnja dhe Hercegovina e Serbia, si dhe Moldavia e Tunizia konsiderohen përfituese relative nga ndryshimet e fundit tarifore pasi tarifat ndaj tyre ose kanë pasur rritje shumë më të vogël, ose kanë mbetur pothuajse në të njëjtin nivel.
Shqipëria është më pak e prekur. Vendi ynë ka një rritje mesatare të tarifave me 2 pikë përqindje, nga 9 ne 11%, megjithatë mbetet në listën e vendeve me tarifa më të ulëta, sipas tabeladhe dhe grafikut të EBRD.
Raporti nënvizon se, mesatarisht, tarifat e importit të SHBA-së për vendet ku operon EBRD-ja janë rritur nga 14.6 në 15 për qind, duke rritur presionin mbi eksportuesit, përfshirë edhe ata nga Kosova.
Megjithëse, raporti thekson se tarifat kanë pasur efekt më pak sesa është pritur.
Më 20 shkurt, Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat globale të Trumpit përveç atyre për industrinë e çelikut, aluminit, drurit dhe automobilave, me argumentin se ligji emergjent për fuqitë ekonomike nuk ia lejon presidentit të vendosë tarifa të tilla.
Më pas, presidenti amerikan u zotua për tarifa të reja prej 15 për qind. Por në fund vendosi ta zëvendësojë tarifën prej 10 për qind me një të re në po atë vlerë – kësaj radhe në bazë të nenit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i lejon presidentit të vendosë një tarifë të tillë për 150 ditë pa miratimin e Kongresit.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në vitin 2019 ishin eksportuar mallra në SHBA me vlerë tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë (2022) kjo shifër u rrit në mbi 131 milionë euro.
Produktet që i eksporton Kosova në SHBA përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
Tarifat e reja globale të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë hyrë në fuqi në nivelin prej 10 për qind, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bllokoi të premten një pjesë të madhe të taksave të tij gjithëpërfshirëse ndaj importeve.
Vetëm disa orë pas vendimit të javës së kaluar, presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur taksën e re nga 24 shkurti.
Më pas, ai kërcënoi se do të rrisë tarifën në 15 për qind, por ende nuk ka nxjerrë një direktivë zyrtare për rritjen e normës.
Presidenti ka argumentuar se tarifat janë të domosdoshme për të ulur deficitin tregtar të Amerikës, diferencën me të cilën importet tejkalojnë eksportet. Megjithatë, deficiti arriti një nivel të ri rekord javën e kaluar, duke u zgjeruar me 2.1 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe duke arritur në rreth 1.2 trilionë dollarë.

Në Gjilan lansohet dokumentari për personat e zhdukur gjatë luftës
Mbytjet në det, tragjedia që përsëritet çdo verë
27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë
Kushtetuesja konfirmon vendimin e qeverisë për tokën në Graçanicë për ndërtimin e qendrës sociale
Kurti: Austria, mbështetëse e rëndësishme për rrugën evropiane të Kosovës
Në Prishtinë organizohet debat ndërkombëtar për Gjykatën Speciale
13 komuna përfundojnë numërimin dhe verifikimin e votave
Manipulimi i fokusit publik: Kosova si instrument në raportet Serbi- Mali i Zi
Ushtria amerikane nis një valë sulmesh kundër Iranit pas rrëzimit të helikopterit “Apache”
Van Bremt: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte një “skenar i tmerrshëm” për regjimin e Vuçiçit