Prishtinë 26 Shkurt 2026 14:23
Kryeministri i Republika e Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot Adem Demaçi dhe Astrit Dehari në ditëlindjen e tyre, duke i cilësuar si figura të rëndësishme të përpjekjes për liri, drejtësi dhe Republikën e Kosovës.
Kurti tha se Demaçi mbetet emri më i shquar i organizimit të gjatë për liri e bashkim kombëtar, ndërsa Dehari, sipas tij, përfaqëson vazhdimin e asaj përpjekjeje nga brezi i ri, për emancipim, barazi dhe përkujdesje për të gjithë.
“Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë. Astrit Dehari është emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë. Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik (26 shkurt), por shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara”,l shkroi ai.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë