Prishtinë 26 Shkurt 2026 08:10
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se 1 milion eurot e kapura gjatë së martës në pikëkalimin kufitar në Merdar, është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë nga oficerët doganorë.
Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Stavileci ka thënë se në të kaluarën janë zënë shuma edhe më të mëdha, por në dy apo tri raste ndaras, ndërsa shifra prej 1 milion eurosh, siç ka bërë të ditur Stavileci, është më larta e kapur si një rast i vetëm.
“Oficerët doganorë e kanë stopuar këtë automjet dhe kanë kërkuar të kontrollohet përmes skanerit. Pas skanerit janë vënë re disa hapësira të cilat nuk do të duhej të ishin të mbushura në pjesën e dyshemesë së këtij mini-busi. Pas këtyre indikacioneve kemi kaluar në fazën e dytë të kontrolleve fizike bashkë me Policinë e Kosovës. Pas kontrollove fizike, edhe për befasinë tonë natyrisht si oficerë doganorë, aty doli një ndër shumat më të madhe që e kemi zënë në një rast të caktuar. Pra është rasti më i madh në vlerë monetare i kapur si një rast i vetëm”, ka thënë Stavileci.
Stavileci ka bërë të ditur po ashtu se pavarëisht që bëhet fjalë për një shumë të tillë, nuk kanë pasur informacione më herët për këtë rast.
“Nuk ka pasur informacion më herët për këtë automjet por oficerët doganorë dijnë të lexojnë indikacione nëse po vozitet një automjet të dyshimtë. Nganjëherë edhe lëvizja e automjetit kur ka diçka ilegale bëhet në formë të dyshimtë, vërehet”, ka thënë Stavileci.

12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe