Srebrenicë, 11 Korrik 2025
Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministri i Çështjeve Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, ka lexuar në emër të presidentit Emmanuel Macron një mesazh përkujtimor me tone të forta kujtimi, njohjeje dhe mbështetjeje për Bosnjën dhe Hercegovinën.
Macron theksoi se ajo çfarë ndodhi në korrik të vitit 1995 duhet të qëndrojë përgjithmonë në ndërgjegjen kolektive të Evropës dhe botës.
“Srebrenica mbetet një njollë e përhershme në kujtesën kolektive të Evropës dhe të gjithë botës. Na detyron të jemi të vërtetë dhe të jemi të drejtë”, tha presidenti francez.
Ai nënvizoi se “e vërteta” do të thotë njohje e plotë e shkallës së krimit, që sipas tij ishte i motivuar nga urrejtja etnike, por edhe pranim i dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur civilët në atë kohë.
Ai bëri thirrje për respektim të drejtësisë ndërkombëtare dhe paralajmëroi kundër tentimeve për mohimin e krimeve në rajon.
“Drejtësia do të thotë respektim i vendimeve të gjykatave dhe se nuk ka vend për revizionizëm dhe mohim në një rajon që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.”
Macron e mbylli mesazhin me një shembull historik të Francës pas Luftës së Dytë Botërore dhe premtoi mbështetje të pandalshme për Bosnjën në rrugëtimin e saj evropian.
“Ky kujtim na angazhon për guxim, për ndërtimin e përditshëm dhe të vazhdueshëm të paqes dhe besimit – pa përjashtuar askënd.”
“Franca është krenare që ka ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe premtuese me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe sot, Franca mbetet me ju – për të mbështetur Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën e vështirë, por të domosdoshme të pajtimit, ndërtimit të paqes dhe një të ardhmeje të begatë një Evropë të bashkuar.”

Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit
NATO pengon stërvitjen ruse për sabotimin e kabllove nënujore
25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA
Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur
Raportohet se aeroplani i Zelenskit u godit nga një dron gjatë ngritjes nga Moldavia
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës