Alarm nga “Mjekët pa Kufij”: Uria dhe kequshqyerja në Gaza po arrijnë përmasa katastrofike
Gaza, 11 korrik 2025 – Organizata ndërkombëtare humanitare “Mjekët pa Kufij” ka ngritur alarmin për një përkeqësim të skajshëm të krizës humanitare në Rripin e Gazës, ku luftimet e pandërprera po çojnë në një rritje dramatike të rasteve me kequshqyerje akute, sidomos tek fëmijët dhe gratë.
Sipas raportimeve zyrtare, vetëm në dy qendra shëndetësore – një në qytetin e Gazës dhe tjetra në Al-Mavasi – aktualisht po trajtohen mbi 700 gra shtatzëna dhe nënë gjidhënëse, si dhe afër 500 fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja e rëndë ose e moderuar.
Shifrat janë alarmante: në qytetin e Gazës, rastet e kequshqyerjes janë katërfishuar brenda vetëm dy muajsh, duke kaluar nga 293 raste në maj, në 983 raste në fillim të korrikut. Prej tyre, mbi 300 janë foshnja të moshës 6 deri në 23 muaj.
Organizata thekson se kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe ndihmë humanitare të përforcuar, për të parandaluar një katastrofë edhe më të thellë dhe për të shpëtuar jetë në një zonë që ndodhet nën breshërinë e konfliktit të armatosur.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit