Prishtinë 25 Shkurt 2026 14:24
Për herë të parë, Kosova është prezantuar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit që po mbahet në Lisbonë, Portugali, përmes Unioni i Turizmit i Kosovës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, përfaqësuesit nga Kosova kanë prezantuar potencialin turistik të vendit, duke vënë në pah ofertën e larmishme që përfshin turizmin malor, kulturor, historik dhe gastronomik. Pjesëmarrja në këtë panair synon promovimin e Kosovës si një destinacion atraktiv për vizitorët e huaj, si dhe krijimin e lidhjeve të reja me tregun portugez dhe më gjerë.Qëllimi i pjesëmarrjes është thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet agjencioneve turistike kosovare dhe atyre portugeze, me synim rritjen e numrit të turistëve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e turizmit.
Shtandi i Kosovës është vizituar edhe nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Portugali, Edona Maloku, së bashku me ekipin e ambasadës.Ajo ka vlerësuar rëndësinë e prezantimit të Kosovës në një platformë të tillë ndërkombëtare, duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe turistike mes dy vendeve.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair u mundësua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Lisbonë-Portugali.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës