Prishtinë, 25 shkurt 2026 06:47
Ambasadori amerikan Christopher Hill ka folur për UÇK-në, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, duke sqaruar rolin e tij në këtë çështje.
Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, Hill tha se prokuroria kishte për qëllim të vërtetonte përgjegjësinë komanduese të Thaçit dhe të lidhte atë me çdo krim të mundshëm të kryer gjatë konfliktit në Kosovë.
“Ashnjëherë nuk pashë një shembull të tillë. Nuk jam në dijeni të asnjë rasti konkret kundër Thaçit. Prandaj ndjeva se duhej të shkoja në Hagë dhe të rrëfeja atë që dija. Ju them qartë, nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga z. Thaçi, dhe për këtë shkova”, tha ambasadori.
Deklarata e Hill vjen ndërsa vazhdon procesi gjyqësor në Hagë, duke ngjallur interes dhe debate për përgjegjësinë e udhëheqësve politikë gjatë luftës në Kosovë.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës