Prishtinë 24 Shkurt 2026 11:36
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj priti në takim pune një delegacion nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kryesuar nga znj. Pascale Langlais, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Seksionit për Ligj dhe Drejtësi.
Sipas njoftimit gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit të OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit, për prioritetet aktuale, si dhe për sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.
Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të OSBE-së, në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.
Të dyja palët, duke vlerësuar bashkëpunimin e gjertanishëm shprehën gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës