Prishtinë 24 Shkurt 2026 10:06
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se prania e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara si pjesë e misionit të KFOR është jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit lamtumirës me komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonelin Jonathan Lloyd nga Garda Kombëtare e Louisiana, si dhe me pasuesin e tij, kolonelin Sam Sargeant.
Gjatë takimit, presidentja Osmani e falënderoi kolonelin Lloyd për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Në shenjë mirënjohjeje, ajo i ndau atij një mirënjohje për angazhimin e çmuar.
Më tej, Osmani i uroi mirëseardhje kolonelit Sargeant, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO.
Presidentja shprehu mirënjohjen e thellë, në emër të popullit të Kosovës, për vazhdimin e pranisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në vend, duke theksuar se kjo prani është jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Në këtë kontekst, Osmani theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-së për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës