Prishtinë 23 Shkurt 2026 13:27
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë kërkesë përmes E-Prokurimit për furnizim me vaksina kundër meningjitit monokoksik (A, C, W-135, Y).
Kontrata publike kornizë është paraparë të bëhet për 12 muaj, ndërsa vlera e parashikuar është 120,960 euro, transmeton
Përmes kësaj kontrate, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të furnizohet me 4,000 doza vaksine. Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të ofrojnë vaksina të autorizuara për qarkullim dhe përdorim të paktën në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian (BE).
Meningjiti është një inflamacion i membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore, i shkaktuar zakonisht nga bakteret Neisseria meningitidis, të cilat mund të jenë nga tipet A, C, W-135 dhe Y.
Sëmundja mund të jetë serioze dhe potencialisht e rrezikshme për jetën, duke shkaktuar komplikime si dëmtime të trurit, humbje të dëgjimit, ose vdekje në mungesë të trajtimit të shpejtë. Vaksinimi është mënyra më efikase për parandalimin e përhapjes së sëmundjes./

Gara: Serbia ende fsheh varreza masive, mbi 1,560 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur
Të enjten në autostrada kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë (11:00-17:30)
Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar