Prishtinë 21 Shkurt 2026. 08:24.
Se populli i Kosovës është i bindur në nëse ka drejtësi, katërshja e UÇK-së do të lirohet vlerëson avokati Ardian Bajraktari.
“Protesta e djeshme në bindjen time është njëra nga më të mëdhatë, në rast se jo më e madhe që është organizuar ndonjëherë. Dhe kjo dëshmon faktin që krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po ballafaqohen me këtë proces të padrejtë, tash e sa kohë nuk janë vetëm dhe se populli është në kërkim të drejtësisë dhe natyrisht që gjithnjë e më shumë edhe opinioni është i bindur që në rast se ka drejtësi, atëherë fundi i këtij procesi do të rezultojë me vendim pafajësie për katërshen e UÇK-së. Dhe në këtë drejtim besoj që ka qenë një mesazh jashtëzakonisht i qartë dhe i fuqishëm nga të gjitha trojet shqiptare”, ka thënë ai. Procesin në Hagë ai e vlerëson si të padrejtë e me shumë shkelje.
“Natyrisht, përveç se proces i padrejtë, i stërzgjatur dhe me jo pak shkelje, në bindjen time ajo çka është e rëndësishme, prokuroria nuk ka arritur me i argumentuar tezat e saj për sa i përket çështjes së strukturës dhe hierarkisë komanduese, si dhe zinxhirit komandues, po ashtu edhe çështjen e faktit që nuk ka pasur mundësi me u ushtruar në mënyrë efektive kontroll nga ana e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, si dy prej elementeve bazë për të konstatuar përgjegjësia komanduese. Për dallim prej numrit të madh të dëshmitarëve të prokurorisë të cilët kanë qenë në bindjen time jo bindës dhe jo argumentues dhe me mungesë të theksuar të kredibilitetit, dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë jashtëzakonisht të fuqishëm, por ashtu edhe kanë qenë edhe të besueshëm në drejtim të asaj çka në fakt kanë thënë dhe deklarimet, dëshmitë e tyre në jo pak raste janë shoqëruar edhe me dokumente të tjera, me raporte, me kabllograme të ndryshme, me theks të veçantë të administratës amerikane, çka vetëm e ka forcuar tezën, e ka forcuar pikëpamjen e mbrojtjes në raport me mungesën e strukturës, mungesën e zinxhirit komandues si njëra prej elementeve esenciale”, ka theksuar Bajraktari.
Pas deklaratave përmbyllëse, kur procesit po i vie fundi, pritjet janë që ish krerët e UÇK-së të lirohen dhe të kthehen në Kosovë.
Avokati Bajraktari thotë se prokuroria nuk ka pasur dëshmi e as dëshmitarë kredibil lidhur me rastin dhe nëse ka drejtësi, ata do të lirohen.
“Natyrisht pretendimet e mbrojtës në bindjen time janë të qëndrueshme për faktin se prokuroria edhe përkundër faktit që ka pasur një numër të madh provave, një numër të madh të dëshmive dhe të dëshmitarëve, nuk kanë qenë kredibile, nuk kanë qenë të besueshëm, nuk kanë qenë relevant për çështjen, prandaj besoj që prokuroria nuk ka arritur me bind trupin gjykues, në rast se për herë po flasim nëse ka drejtësi dhe ka vendim ekskluzivisht mbi bazën e provave. Shto faktin këtu që një numër i konsiderueshëm i provave janë siguruar nga regjimi gjenocidal i Serbisë, për çka natyrisht që i bën apriori këto prova të papranueshme dhe në kundërshtim me vetë dispozitat e rregullores së procedurës dhe të provave”, ka potencuar ai.
Nëse ndodhë e kundërta, ai paralajmëron se pasojat do të ishin tejet të mëdha për të kaluarën, të tashmen por edhe të ardhmen e vendit.Nëse ndodhë e kundërta, ai paralajmëron se pasojat do të ishin tejet të mëdha për të kaluarën, të tashmen por edhe të ardhmen e vendit.
“Natyrisht pasojat e dënimit eventual do të ishin jashtëzakonisht të mëdha për të kaluarën, për të tashmen, por edhe për të ardhmen e vendit tonë. prandaj me insistimin në vazhdimësi edhe qytetarët, mirëpo gjithë secili prej nesh ka kërkuar vetëm drejtësi e drejtësi nënkupton në bindjen time pafajësinë e katërshes së UÇK-së për faktin se përveç që nuk janë argumentuar tezat e prokurorisë, natyrisht që gjatë gjithë ecurisë së procesit të luftës sonë çlirimtare ne nuk kemi qenë vetëm, kemi qenë në vazhdimësi me aleatët dhe në këtë drejtim natyrisht që roli dhe kontributi i zotit Thaçi ka qenë krucial në drejtim të koordinimit të tij me theks të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj politika e UÇK-së është ajo që e ka bërë diferencën me shumë organizime, shumë aktivitete paraprake dhe në këtë drejtim natyrisht që kjo dëshmon faktin që Serbia përmes këtyre provave dhe përmes këtyre dëshmive, madje për fat të keq edhe disa dëshmitarëve shqipfolës po përpiqet pikërisht këtë aspekt ta atakojë”, ka deklaruar avokati Ardian Bajraktari.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
Ekspertët e arsimit: Nataliteti në rënie dhe emigrimi po zbrazin shkollat në Kosovë
Kosova në kongresin më të madh të endokrinologjisë në SHBA, nëpërmjet dr. Venera Berisha-Muharremi
Kosova hap objektin e përhershëm të Ambasadës në Londër
Kosovë-SHBA-NATO, nismë e re për forcimin e ndërveprimit ushtarak
Begaj: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, KQZ vazhdon me votat me postë dhe ato me kusht