Prishtinë 21 Shkurt 2026 14:44
Në Stockholm, Shoqata Jehona organizoi për të dytin vit me radhë festimin e Pavarësisë së Kosovës, në një mbrëmje artistike e kulturore me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga të gjitha trevat, si dhe përfaqësues të komunitetit suedez, shkruan albinfo.ch.
Programin e pasuruan grupet e valleve Albansk Folkgrupp Tradita, Albanian Dancers Skifteria Stockholm dhe Grupi i valleve Albulena, ndërsa atmosfera festive u shoqërua nga DJ Tani Prenga. Emocione të veçanta sollën grupi polifonik “Kënga Labe” në Stockholm, këngëtarja Jona Spahijaj, Ervis Lila dhe Majlinda Hoxha.Aktiviteti u moderua nga Kujtim Miftari (Mitjuk Iratfim), sekretar i shoqatës, i cili në fjalën e tij evokoi luftën e Ushtria Çlirimtare e Kosovës për liri. Të pranishmit i përshëndetën edhe diplomati Dren Zeka nga Ambasada e Kosovës, si dhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shqipërisë, Eno Çollaku, të cilët vlerësuan rolin e mërgatës në arritjen e Pavarësisë dhe kontributin e shoqatës në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Në emër të shoqatës foli kryetari Arben Shaqir Vata, i cili ftoi komunitetin të mbështesë dhe të anëtarësohet në “Jehona”, me synim zhvillimin e aktiviteteve cilësore për fëmijët dhe komunitetin.
Bordi i Shoqatës “Jehona” falënderoi të gjithë bashkatdhetarët dhe bashkëpunëtorët për kontributin në realizimin e kësaj feste, me mirënjohje të veçantë për ata që ndihmuan në organizim dhe mbarëvajtje të aktivitetit.

Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
“Summer Culture” sjell në Kosovë artistë nga vende të ndryshme të botës
Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet kryesore
Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të njohur botërorë
“Dua” rikthehet në Prishtinë me rrëfimin e luftës
Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht për vizitorë
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm