Prishtinë 20 Shkurt 2026 10:24
Shfaqja “Arrëthyesi mbi Akull” do të vijë për herë të parë në Prishtinë, duke sjellë në skenë një ndërthurje magjepsëse të elegancës së baletit me bukurinë e patinazhit artistik në akull. Ky produksion unik, që ka pushtuar disa nga skenat më prestigjioze botërore, premton një përvojë të jashtëzakonshme për publikun.
Në këtë shfaqje bashkohen baleti, patinazhi dhe muzika e pavdekshme e Çajkovskit në një spektakël, ku çdo rrotullim dhe çdo lëvizje e performuesve është një histori që prek zemrën dhe zhyt në një botë ëndrrash.
Kjo shfaqje është më shumë se balet mbi akull, është një udhëtim emocionues për të gjithë moshat, një festë e dritës, muzikës dhe artit që bashkon të vegjlit dhe të rriturit në një eksperiencë të paharrueshme.
“Arrëthyesi mbi Akull”, prezantohet nesër nga ora 20:00, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro