Nismë e përbashkët për siguri më të mirë dhe reagim më të shpejtë në situata emergjente
Sot në hapësirat e Komunës së Mitrovicës Veriore është mbajtur një takim pune ndërmjet drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Mitrovicës së Jugut, z. Bahtir Maxhuni, dhe drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Mitrovicës Veriore, z. Tahir Mikullovci, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre.
Tema kryesore e takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të situatave emergjente. U diskutua për përmirësimin e koordinimit në raste emergjente, organizimin e trajnimeve të përbashkëta, si dhe krijimin e mekanizmave për shkëmbim të informacionit në kohë reale.
Të dy palët shprehën gatishmërinë për të punuar në mënyrë të vazhdueshme për thellimin e bashkëpunimit, me marrëveshje për mbajtjen e takimeve të rregullta, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut.
Hapat e tillë paraqesin një themel të rëndësishëm për reagim të përbashkët ndaj sfidave dhe kontribuojnë në një shoqëri më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit