Skenderaj, 11 Korrik 2025
Sami Lushtaku ka njoftuar sot, më 10.07.2025, se ka marrë mbëshetje unanime nga Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj për të garuar për kryetar të Komunës në zgjedhjet komunale që mbahen më 12.10.2025.
Sipas njoftimit që Sami Lushtaku (aktualisht nënkryetar i Skenderajt) ka publikuar në profilin e tij në Facebook, vendimi i tij për t’i hyrë sërish garës për kreun e Komunës erdhi si përgjigje ndaj besimit të vazhdueshëm të qytetarëve ndaj tij në çdo palë zgjedhje, prej kur i është futur politikës.
Lushtaku ka kujtuar edhe pengesat, siç ka thënë ai, që i janë bërë me moslejimin e kandidimit në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe burgosjen e tij disa vite më parë.
“Kandidatura ime vjen edhe si rezultat i padrejtësive ndaj meje në të kaluarën, përfshirë mbajtjen e 4 vite e gjysmë burgim gjatë viteve 2013-2017, proces nga i cili në fund jam shpallur i pafajshëm, si dhe më pas, moslejimi i kandidaturës sime në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nga KQZ, për shkak të presioneve politike nga eksponentë të pushtetit aktual i cili tashmë është në shkuarje”- ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shkruar se kandidimi i tij është thirrje për bashkim, për zhvillim, për drejtësi dhe për dinjitetin e Skenderajt.
“Skenderaj do të bëhet çdo vit më i zhvilluar, me punë, me projekte dhe me udhëheqje të drejtë për të gjithë kurse programin e plotë do ta paraqes gjatë javëve të ardhshme”- ka shkruar ai.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit