Prishtinë, 9 Korrik 2025 – RTV21
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për kryetare të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
E ftuar në emisionin “Click” në RTV21, Izmaku theksoi se Nisma do të hyjë në garë në të gjitha komunat e Kosovës me kandidatë për asamble komunale, duke vepruar si subjekt i veçantë.
“Po e kemi diskutuar një kandidaturë të tillë. Nëse Nisma thotë po – patjetër që po,” u shpreh ajo, duke lënë të hapur mundësinë për një garë të saj në Vushtrri.
Ajo shtoi se vendimi final do të merret brenda strukturave të partisë në përputhje me strategjinë e përgjithshme politike të Nismës Socialdemokrate.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit