Prishtinë, 16 shkury 2026 08:42
Instituti GAP ka publikuar një raport mbi buxhetin komunal për vitin 2026, duke evidentuar rritje të shpenzimeve në të gjitha kategoritë kryesore krahasuar me vitin 2025, por edhe pabarazi të theksuara në shpërndarjen e investimeve nga niveli qendror.
Sipas raportit, pagat në komuna pritet të rriten me 48.8 milionë euro apo 13 për qind, shpenzimet për mallra dhe shërbime me 6.78 milionë euro apo 5 për qind, shpenzimet komunale me 1.6 milionë euro apo 10 për qind, ndërsa subvencionet dhe transferet me 6.02 milionë euro apo 17 për qind. Investimet kapitale pritet të rriten me 16.6 milionë euro apo 7 për qind.
GAP thekson se buxheti i 11 komunave duhet të rishikohet mes dy leximeve të buxhetit, pasi ato nuk e kishin miratuar buxhetin vjetor deri më 30 shtator 2025 për shkak të zgjedhjeve komunale dhe mungesës së informimit të asambleistëve.
Si pasojë, komunat Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren dhe Prishtinë rrezikojnë të kenë buxhet të njëjtë në vitin 2026 si në vitin 2025. Instituti vlerëson se deputetët mund ta amandamentojnë projektbuxhetin për t’i përfshirë këto komuna në rritjen buxhetore, sipas metodologjisë së llogaritjes së buxhetit.
Raporti vlerëson si praktikë pozitive faktin që Ministria e Financave nuk ka ulur buxhetin e komunave që kanë shënuar rënie të popullsisë, duke mos i penalizuar ato përkundër nevojave të larta për investime lokale, raporton Telegrafi.
GAP vëren se ende nuk është themeluar Granti i Katërt për komunat, duke theksuar se kjo vazhdon të krijojë dallime në përfitimin e investimeve nga niveli qendror. Për vitin 2026, ministritë planifikojnë të investojnë rreth 216.6 milionë euro në komuna, që përbën rreth 29 për qind të buxhetit të tyre për investime.
Nga këto, investimet e reja kapitale arrijnë 15 milionë euro, rreth 32 për qind më pak se në vitin 2025, ndërsa vetëm 23 komuna do të përfitojnë nga këto fonde të reja. Komuna të mëdha si Prishtina, Ferizaj dhe Fushë Kosova nuk kanë marrë asnjë investim të ri.

Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës
Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro subvencione
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun
MAPL nuk lejon realizimin e muralit të ish-Patriarkut serb, Pavle, në hapësirën publike në Mitrovicë të Veriut
Podujeva me zonë të re ekonomike, nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Përgjithshëm, me mbi 3 milionë euro investim
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave