Prishtinë, 14 shkurt 2026 19:33
Ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan, ka reaguar pas një jave paraqitjeje të deklaratave përmbyllëse në procesin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale në Hagë, duke hedhur kritika ndaj vlerësimit të prokurorisë për deklarimet e tij.
John Stewart Duncan ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në procesin gjyqësor në Hagë.
Përmes një reagimi publik, Duncan është shprehur se pret që prokuroria të sqarojë se si informacioni që ai thotë se e ka dhënë në mënyrë të përsëritur dhe me detaje në dëshminë e tij, mund të konsiderohet si i mangët.
“Një javë interesante në Dhomat e Specializuara. Pres me padurim të dëgjoj prokurorinë të shpjegojë se si informacioni shumë i detajuar që përmenda disa herë në dëshminë time përfaqëson “njohuri të pakta të … realitetit në terren”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Reagimi i ish-diplomatit vjen në kohën kur në Hagë po zhvillohen seancat për deklaratat përmbyllëse në procesin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, gjatë fjalës së saj përfundimtare të hënën, kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, përkatësisht për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që në total arrin 180 vjet.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës