Merdare, 14 shkurt 2026
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli rutinë në hyrje, në pikën kufitare Merdare, është ndaluar për verifikim një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj me vendbanim në Kosovë.
Dogana njofton se gjatë kontrollit të detajuar të realizuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në shumën totale prej 15,915 euro dhe 36,780 dinarë serbë.
“Sipas verifikimeve, një pjesë e mjeteve monetare janë gjetur në një çantë beli, konkretisht 15,450 euro dhe 31,650 dinarë serbë, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në kuletë, përkatësisht 465 euro dhe 5,130 dinarë serbë”, thuhet në njoftim.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është bërë konfiskimi i përkohshëm i 25% të shumës së padeklaruar, që përbën vlerën prej 4,055 euro.
Rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore dhe institucionet kompetente janë njoftuar për veprime të mëtejme.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit