Mitrovicë, 12 shkurt 2026 08:22
Kanë nisur punimet për rregullimin e urës në fshatin Vaganicë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e vërshimeve të fundit të shkaktuara nga lumi Lushta.
Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në këtë segment të rëndësishëm të infrastrukturës lokale.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për sanimin e dëmeve, me qëllim parandalimin e përkeqësimit të situatës dhe garantimin e sigurisë në qarkullimin e qytetarëve.
Punimet pritet të përfundojnë në afatin më të shkurtër të mundshëm, duke rikthyer funksionalitetin e plotë të urës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte