Prishtinë 11 Shtator 2026 08:18
Nëntë persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në Kanada, në një shkollë të mesme. Vrasjet ndodhën në Tumbler Ridge, British Columbia, rrëzë Maleve Shkëmbore.
Sipas mediave kanadeze, vrasësi ishte një grua, por policia refuzoi të jepte detaje mbi identitetin e të dyshuarit. Sulmuesja sipas mediave, u gjet i vdekur nga plagët e shkaktuara vetë pas sulmit në shkollë.
Gjatë një kontrolli në shkollë, policia gjeti gjashtë persona të vrarë me armë zjarri; një i shtatë, i plagosur, vdiq gjatë rrugës për në spital. Më vete, policia gjeti dy trupa të tjerë në Tumbler Ridge, në një shtëpi që besohet të jetë “e lidhur me incidentin”.
Oficerët po kontrollojnë shtëpi dhe prona të tjera në komunitet për të përcaktuar nëse ka vende të tjera të lidhura me incidentin.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit