Prishtinë, 09 Korrik 2025
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 580 mijë eurove si pjesë e bashkëfinancimit për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë theksoi se kjo është një mbështetje financiare, institucionale dhe politike, e planifikuar për t’u vazhduar.
“Mbështetjen financiare, institucionale dhe politike po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove për këto dy projekte. Qëndrueshmëria e kësaj mbështetje do të vijon për bashkëkombasit tanë, qeverinë tonë e kanë dhe do ta kenë përherë në krah.”
Ndërkaq, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se ndarja e këtyre mjeteve është bërë pas kërkesës zyrtare nga Komuna e Preshevës dhe pas konsultimeve me ministritë përkatëse.
“Sipas kërkesës së Komunës së Preshevës dhe pas konsultimeve me ministritë përkatëse kërkoj të miratohet kjo kërkesë për bashkëfinancimin e projektit në fjalë për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës.”

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari