Prishtinë 07 Shtator 2026 10:33
Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Loxhë të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:50 dhe në të janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Rugova për RTKlive.
Ai ka bërë të ditur se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit