Prishtinë 06 Shkurt 2026 09:15
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka zhvilluar diskutime për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun e saj për lidershipin vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve për Kosovën, që nga periudhat më të vështira e deri më sot. Ajo ka theksuar se përgjatë viteve është ndërtuar një epokë e re bashkëpunimi, duke përfshirë liberalizimin e vizave dhe kontributet e rëndësishme të Emirateve në fusha konkrete të zhvillimit, njofton zyra për informim e Presidencës.
Në veçanti, Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e Emirateve në sektorin e shëndetësisë, përfshirë vazhdimin e projektit për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë, i cili bazohet në dakordimin e mëhershëm mes dy palëve.
Po ashtu, bëhet e ditur se presidentja ka vlerësuar lart mirëkuptimin dhe mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në sektorë të tjerë zhvillimorë, të cilat janë prezantuar gjatë vizitës zyrtare.
“Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka thënë Osmani.

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara