Prishtinë, 5 shkurt 2026 19:25
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka organizuar dhe realizuar një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendrortë Punës, me qëllim të sigurimit të respektimit të standardeve ligjore, mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg, si dhe verifikimin e përmbushjes së obligimeve ligjore nga ana e subjekteve ekonomike.
Sipas njoftimit gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej 69 subjekte ekonomike, ku fokusi kryesor ka qenë mbikëqyrja më e gjerë e subjekteve ekonomike, që ushtrojnë veprimtaritë e tyre, e që lidhen me fushën e hotelerisë dhe turizmit, respektivisht objekt i inspektimeve të përbashkëta kanë qenë kryesisht subjektet ekonomike, që ushtrojnë veprimtari të vilave dhe moteleve.
Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 26 subjekteve ekonomike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.
Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, inspektorët e tregut kanë shqiptuar 27 masa ndëshkuese.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe institucionet e tjera pjesëmarrëse do të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të rregullt për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në Republikën e Kosovës.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi