Prishtinë, 5 shkurt 2026 18:32
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër territorin e Serbisë, është ndaluar dhe arrestuar shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani.
Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar, pasi raste të tilla po përsëriten dhe po krijojnë pasiguri për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi.
“Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori. Këto arrestime duhet të ndalen”, ka deklaruar Koci.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë obligim që këtë situatë ta trajtojnë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve. Sipas tij, duhet kërkuar ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa diplomacia kosovare duhet të reagojë fuqishëm.
Koci ka përmendur se nëse praktika e arrestimeve vazhdon, nuk duhet të përjashtohen masa konkrete politike, “përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit”.
Në fund, avokati theksoi se ndonëse ai, në cilësinë e mbrojtësit, po bën maksimumin e mundshëm, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet në nivel individual. “Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, u shpreh Koci./

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi