Prishtinë 2 Shkurt 2026 10:26
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” do të shënojë 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me një program të pasur artistik, i cili do të sjellë në skenë vlerat e artit, traditës dhe krenarisë sonë kombëtare.
Nga sot e deri më 9 shkurt 2026, zhvillohet programi edukativo–argëtues me nxënës, i realizuar në ambientet e Ansamblit “Shota”, si pjesë e aktiviteteve për festën e Pavarësisë.
Më 16 shkurt nga ora 19:00, mbahet koncert festiv në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha” – Prizren.
Ndërsa 17 shkurti vjen me një program artistik për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Ky ansambël vazhdon të jetë zë dhe shpirt i festave kombëtare, duke përcjellë mesazhin e lirisë, unitetit dhe identitetit shqiptar.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë