Prishtinë, 31 janar 2026 15:08
Ministria e Ekonomisë ka rikujtuar se nesër mbyllet thirrja publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër, e cila synon të mbështesë ndërmarrjet prodhuese dhe përpunuese në investimet e tyre drejt teknologjive më efikase dhe të qëndrueshme.
Përmes kësaj skeme, bizneset kanë mundësinë të përfitojnë deri në 20 mijë euro për një masë të vetme, ndërsa deri në 25 mijë euro për masa të kombinuara, duke krijuar kushte më të mira për uljen e kostove të energjisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Thirrja u dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjeve të mëdha që nuk përfitojnë nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike dhe që kanë si aktivitet primar apo sekondar prodhimin ose përpunimin. Ajo ka qenë e hapur për aplikim që nga 10 tetori 2025 dhe mbyllet më 31 janar 2026, në ora 24:00.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, skema përfshin mbështetje për instalimin e sistemeve solare dhe baterive për ruajtjen e energjisë, masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve, si dhe pajisje për uljen e konsumit të energjisë në linjat e prodhimit.
Kjo iniciativë vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt tranzicionit energjetik, duke u mundësuar bizneseve të investojnë në energji të pastër, të reduktojnë shpenzimet afatgjata dhe njëkohësisht

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione